THELLËSIMATËSI DETAR

(deti)

Është një aparat që shërben për të matur thellësinë e ujit në vendin ku ndodhet anija, për të zbuluar ndonjë nëndetëse të zhytur ose për të diktuar tufat e peshqve, në mënyrë që të peshkohen më lehtë. Parimi i tij i punës është i ngjashëm me atë të radarit: ai lëshon ultratinguj, të cilët rikthehen si jehonë kur hasin në një sipërfaqe pasqyruese. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja që hasin dhe sa më afër të ndodhet ajo, aq më shpejt dhe aq më të fortë janë ultratingujt që rikthehen. Sipërfaqja pasqyruese mund të jetë një tufë peshqish që ndiqet nga anija e peshkimit, një nëndetëse, ose thjesht fundi i detit.

Qielli – Deti – Toka

[cite]