Pesëdhjetorja

Pesëdhjetorja Pesëdhjetor/e-ja:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

E kremte e të krishterëve, që përkujtohet 50 ditë pas Pashkës. Në ligjërimin e drejtpërdrejtë biblik është zbritja e Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt, dhe kjo quhet Dita e Rrëshajave. Në terminologjinë kishtare përdoret edhe forma e ardhur prej greqishtes “pendikosti-a” me të njëjtin kuptim. Libri i pesëdhjetores është libri i shërbesave kalendarike për 50 ditët prej Pashkës deri në festën e Pesëdhjetores. Term i përftuar në shqip prej periudhës së krishtërimit të hershëm. Sinonim:dita e rushajave (Noli). Nuk ka lidhje me festën e hebrejve Rosh-e-shana, që kremtohet në ditë tjetër dhe me përmbajtje tjetër.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]