Praetoriumi Praetorium-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Kazermë e legjionarëve romakë, ruajtësve të perandorëve, qeverisësve, komandantëve. Kjo fjalë ka shkaktuar ngatërresa në përkthimin e shkrimeve të shenjta. Në vitin 64 të e. s., gjatë burgimit të tij në Romë, apostulli /Pal/ shkruante se “vëllezërit e tij në Krishtin ishin të pranishëm në gjithë pallatin”, por në tekstin greqisht kjo pjesë e letrës përkthehet “në gjithë praetorium-in” (Edwin Jasques, “Shqiptarët”, 1995, f. 160 e botimit shqip).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]