PRIZRENI YMER HAXHI


PRIZRENI YMER HAXHI
✤ (1823-1886). Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shgiptare të PrizTenit (shih) dhe kryetar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj. Pasi kreu studimet për teologji islamike, punoi në medresenë e Prizrenit ku u shqua qysh herët si përkrahës i shtresave të ulëta kundër padrejtësive të administratës osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shaipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. Organizoi komisionin e vetëmbrojtjes për sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera që u formuan në Kosovë, mori përsipër të kunaërshtonte synimet aneksioniste të Serbisë dhe të sistemonte muhaxhirët e shumtë që u dëbuan nga ushtria serbe.

Më 1877 u zgjodh deputet në parlamentin e dytë osman. Po atë vit hyri dhe në Komitetin Qendror të Stambollit që u formua nën kryesinë e Abdyl Frashërit, me të cilin u lidh deri në fund. Në pranverë të vitit 1878 kryesoi komisionin që organizoi në Prizren mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, i eili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Y. P. anëtar të Kë~ shillit të Përgjithshëm në gjirin e të eilit u rreshtua krahas patriotëve të rrymës radikale. Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse në janar të vitit 1881, kryetar i qeverisë së përkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike që çoi në vendosjen e admiflistratës shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në organizimin e qëndresës së armatosur të Lidhjes kundër ushtrive osmane në pranverë të vitit 1881. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Y. P. u arratis për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane. U vendos në Ulqin dhe nuk pranoi të kthehej, megjithëse sulltani i premtoi falje e ofiqe të larta. Vdiq në Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.

(V.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prizreni Ymer Haxhi


[cite]