PRODHIMET E SHEQERIT
✤ Artikuj ushqimorë të ëmbël, me pamje dhe forma të ndryshme, që përmbajnë shumë sheqer dhe kanë afat ruajtjeje më të gjatë sesa prodhimet e ëmbëltoreve. Ndahen në P. Sh. me shumë sheqer (50-96%) si karamelet, çokollatat, bonbonet, llokumet, hallva e susamit etj. dhe në P. Sh. me miell dhe me pak sheqer (deri 30%), si biskotat e llojeve të ndryshme.
Karamelet gatiten nga shurupi i sheqerit i karamelizuar, me lëndë ngjyruese, shijedhënëse e aromatike, me ose pa mbushje me lëng frutash, mjaltë etj. Çokollatat gatiten nga pluhuri i kakaos i përzier me sheqer, gjalpë kakaoje dhe lëndë të tjera ushqimore e shijedhënëse. Bonbonet gatiten nga brumi i sheqerit i përzier me lëndë të ndryshme ushqimore e shijedhënëse. Llokumet gatiten nga zierja e shurupit të sheqerit me nisheste, me lëndë ngjyruese shijedhënëse e aromatike. Hallva e susamit gatitet nga brumi i farërave të susamit me sheqer të karamelizuar dhe lëndë shkumëformuese ushqimore. Biskotat gatiten nga brumi i miellit me sheqer, vezë, qumësht, yndyrë, lëndë aromatike, që piqet dy herë. Mjaft nga P. e SH. kanë qenë njohur e gatitur me kohë në Shqipëri në mënyrë artizanale si për përdorim shtëpiak, ashtu dhe për tregtim. Ato gatuheshin me mjaltë, pekmez, rehani dhe që në gjysmën e dytë të shek. XIX me sheqer. Më 1912 u ngritën në Shkodër disa punishte të vogla zejtare që prodhonin konfeta, bonbone me derdhje, karamele të forta, biskota. Më 1930 filloi edhe prodhimi zejtar i hallvës së susamit në disa punishte të vogla në Shkodër e Tiranë. Më 1936 u ngrit në Tiranë edhe një fabrikë e vogël për prodhimin e çokollatave. Pas Çlirimit P. e SH. u shtuan sidomos pas vitit 1952, kur u ngritën disa reparte pranë fabrikave ushqimore në Tiranë, Shkodër e Korcë. Më 1956 u bë rikonstmksioni i tyre dhe u ngritën linja e fabrika me teknologji të përparuar edhe ne Durrës e Sarandë. Sot ind. ushqimore (shih) e vendit prodhon mbi 60 Uoje P. SH.
(DH.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Prodhimet E Sheqerit