QEFALIA
✤ (Kefalë). Funksion politik me rëndësi në Perandorinë Bizantine, përfaqësonte pushtetin qendror në administratën provinciale, sidomos të qyteteve. Në trevat shqiptare Q. e gjejmë të dokumentuar në Berat, më 1307. 1327, 1413, në Ylorë e Kaninë më 1332, 1368, në principatën e Balshajve, në Despotatin shqiptar të Artës, si dhe në trevat e pushtuara nga Venediku në Veri. Q. u quajtën edhe krerët e Malësive në shek. XVII si dhe të fshatarësisë së lirë në krahina të ndryshme. Kujtimi rron edhe sot në onomastikë.

(K. Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qefalia


[cite]