QIRIAZI GJERGJ


QIRIAZI GJERGJ
✤ (1865-1912). Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist. Ishte sekretar dhe nënkryetar i klubit shqiptar «Bashkimi» të Manastirit, ku luajti rol sidomos për organizimin dhe zhvillimin e punimeve të Kongresit të Manastirit (1908) (shih). Mori pjesë në Komitetin e fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë* të Bajo Topullit. Pa3 vdekjes së Gjerasim Qiriazit (shih) ai qe ndihmësi kryesor për mbajtjen në këmbë të shkollës shqipe të vashave në Korçë. Gj. Q. dha ndihmesë të rëndësishme për përgatitjen e teksteve shkollore. Është autori i parë i tekstit të mirëfilltë të fizikës në gjuhën shqipe (Bukuresht 1898), me të dhënat më të reja në fushën e fizikës të shek. XIX. Botoi një «Hristomathi» (1902, 1907) në dy vëllime me pjesë letrare didaktike. Bashkëpunoi në disa organa të kohës, duke trajtuar çështje kulturore e shoqërore. U interesua në veçanti për dorëshkrimet e K. Kristoforidhit.

(Sh. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qiriazi Gjergj


[cite]