RAINHOLD KARL


RAINHOLD KARL
✤ (Karl Heinrich Theodor Reinhold, 1834-1880). Mjek gjerman, mbledhës i folklorit shqiptar. Lindi në Gëtingen, punoi si mjek në një anije greke dhe u njoh me arbëreshë të Greqisë, sidomos të ishujve Poros, Hidra e Specia. Mblodhi prej tyre këngë, përralla, fjalë të urta, gjëegjëza etj., të cilat së bashku me një punim gramatikor për shqipen, i botoi në vëllimin Netë pellazgjike ose kontribut për të njohur dialektet pellazgjike të Greqisë (Noctes Pelasgicae vel symbolae ad cognoscendos Dialectos Graeciae Pelasgicae collatae cura Dr. Caroli Henrici Theodori Reinhold, Athenis, Typis Sophoclis Garbola, 1855).

Pas vdekjes së K. R. shumë materiale folklorike të mbledhura prej tij, një kopje e leksikut botuar te «Netë pelazgjike» dhe disa letra dërguar nga miq e bashkëpunëtorë shqiptarë. ranë në dorë të G. Majerit, që i botoi në «Studime shqiptares. Një pjesë e tyre janë përfshirë në vëllimin «Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar», (1635-1912) 1, Tiranë, 1961.

(S. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rainhold Karl


[cite]