REJ LEON
✤ (Lean Rey). Arkeolog francez. Ishte kryetar i misionit arkeologjik francez, krijuar në bazë të marrëveshjes shqiptaro-franceze të vitit 1923, i cili mori në konçesion të drejtën e kërkimeve e gërmimeve arkeologjike me afat prej 30 vjetësh, në prefekturat: Shkodër, Durrës dhe Fier. Në Durrës hëri vetëm sondazhe të kufizuara. Më -1924-1938 u hënë gërmime në Apoloni.
R. bëri përpjekje për ekspozimin e objekteve të zbuluara dhe për ndërtimin e një muzeu në Fier, por ky projekt nuk u përkrah nga qeveria zogiste. Më 1936 me përkrahjen e atdhetarëve u kthye në muze arkeologjik godina historike ku kishte selinë qeveria komhëtare pas Shpalljes së pavarësisë më 1912 në Vlorë. Rezultatet e gërmimeve dhe të studimeve të tjera në fushën e arkeologjisë, të historisë e të artit u botuan nga L. R. e bashkëpunëtorët e tjerë në një revistë të veçantë «Albanie, Caihers d’ Archeologie, d’Histoire et d’Art en Albanie et dans les Balkans», nga e cila dolën gjashtë numra. Në numrin e fundit, që u konfiskua nga autoritetet fashiste të pushtimit dënohej rëndë grabftja e muzeut të Vlorës prej tyre.
(H, C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rej Leon