REJA

(qielli)

Reja përbëhet nga pika shumë të vogla uji ose nga cikla akulli. Retë janë kaq të lehta saqë era i mban të varura në ajër. Nganjëherë ato bashkohen, rëndohen dhe e lëshojnë ujin e tyre në formën e shiut. Retë nuk janë avuj uji të padukshëm, por pjesëza shumë të vogla uji në gjendje akulli ose lëngu. Këto pjesëza bien ngadalë, aq ngadalë sa shpejtësia e rënies nuk i kalon 50 metra në orë. Në qoftë se gjatë rënies takojnë rryma më të ngrohta ajri, ato avullojnë dhe shpërndahen. Në këto raste retë duket sikur valëzohen. Nganjëherë, përkundrazi, pjesëzat e ujit bashkohen dhe formojnë pika shiu të mëdha e të rënda, vello të holla mjegulle ose flokë të lehtë dëbore.

Qielli – Deti – Toka

[cite]