RICAJ
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (L), në rrugën automobilistike Kukës-Peshkopi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin dhe fshatrat: Bushat. Nangë, Domaj, Gabrricë, Kolesjan, Mustafaj, Osmanaj e Tërshena, popullsia gjithsej 7800. Njihet si vendbanim i lashtë, në mesjetë quhej Shalë. Qendër e Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Lumën (1878-1881) dhe qendër e rrethit në vitet 1945-1955. Këshilli NÇ, celula e parë e PKSH dhe e rinisë për Lumën u ngritën në korrik 1943. Këtu është formuar çeta e parë partizane (9.9.1943), batalioni partizan i Lumës (7.6.1944) dhe brigada XXIV S (4.10.1944). B. shquhet për ndihmesën e vet në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. B. është qendër e koop. së bashkuar «Partizani» formuar më 1967. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, fasules dhe rrushit. B. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, ambulancë, pikat e shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ricaj
[cite]