RRAPUNI
✤ Lumë, degë (VL) e Shkumbinit, që rrjedh në VP të rrethit të Librazhdit, me gjatësi 23.2 km,sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 431 km e lartësi mesatare 1013 m. Përbëhet nga tri degë: përroi i Shmilit, përroi i Përvallës dhe përroi i Qarrishtës. Dega më e madhe, përroi i Shmilit, fillon në J të malit të Hullit, mban drejtimin nga JL deri në bashkimin me përroin e Përvallës, i eili nis nga mali i Kaptinës. Përroi i Qarrishtës fillon në shpatin P të Jabllanicës dhe rrjedh drejt JP. Në përroin e Qarrishtës grumbullohen ujërat e mjaft burimeve karstike, që drenojnë nga shkëmbinjtë gëlqerorë e magmatikë të rrafshnaltës së Gollobordës. Pas bashkimit të degëve, Rr. rrjedh në një shtrat të gjerë zhavorrishtesh derisa derdhet në Shkumbin, afro 2 km në VP të Librazhdit. Ka prurje mesatare 15.4 m3/sek, ka ujë pothuajse sa Shkumbini në vendin e bashkimit.

(R. S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrapuni


[cite]