RRUAZAT E KUQE
Rruazat e kuqe janë shumë-shumë të vogla: në një milimetër kub gjak ka rreth 5-6 milionë rruaza të kuqe. Ngjyrën e kuqe këtyre rruazave ua jep një lëndë që quhet hemoglobinë. Është pikërisht kjo lëndë, hemoglobina, që ka aftësinë të thithë oksigjenin në hojëzat e mushkërive, ndërsa në rrjetën kapilare ta lëshojë atë dhe të thithë gazin karbonik.
Detyra e rruazave të kuqe, është që të transportojnë oksigjenin. Ato mund t.’i krahasojmë me bombolat e gazit. Në mushkëri këto bombola mbushen me oksigjen dhe e transportojnë atë deri në rrjetën kapilare. Aty lëshojnë oksigjenin që u nevojitet qelizave, dhe mbushen përsëri me një gaz tjetër, me gaz karbonik. që jashtëqisin qelizat. Këtë gaz rruazat e kuqe e çojnë deri në mushkëri, nga del pastaj jashtë nëpërmjet frymëmarrjes. Rruazat e kuqe prodhohen në palcën e kockave. Në kohën kur prodhohen, ato kanë edhe bërthamë, ashtu si çdo qelizë tjetër. Por, më pas, e humbasin atë. dalin nga palca e kockave dhe hyjnë në gjak. për të filluar punën e tyre. Në të vërtetë, rruazat e kuqe janë enë të mbushura me hemoglobinë.