BËRTHAMA E TOKËS

(toka)

Zakonisht bërthama e një fruti ka një guaskë të fortë nga jashtë, dhe brenda saj ndodhet thelbi i butë. Kurse me bërthamën e Tokës ngjet ndryshe: ajo është e butë nga jashtë dhe brenda e fortë, pra me guaskë të lëngët e me thelb të ngurtë. Bërthama e Tokës shtrihet nga thellësia 2900 kilometra deri në qendër të Tokës, pra ka një diametër prej afër 7000 kilometrash. Ajo është e ndarë në dy pjesë: në bërthamën e jashtme, që shkon nga thellësia 2900 km deri në thellësinë 5000 km, dhe në bërthamën e brendshme. e cila mendohet se është e ngurtë. Shkencëtarët mendojnë se bërthama e jashtme përbëhet kryesisht prej hekuri dhe nikeli të shkrirë, ndërsa bërthama e brendshme, ku veprojnë presione tepër të mëdha, është në gjendje të ngurtë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]