Perimet e familjes bishtajore e mëllagore

 

BATHA (Vicia faba)i përket specieve të bishtajoreve dhe e ka origjinën nga Azia jugperëndimore dhe nga Afrika e Veriut.. Bathët kanë një shije të veçantë dhe të fortë.Ato janë shumë të ushqyeshme dhe burim i rëndësishëm për shumë elementë ushqyes të domosdoshëm për shëndetine njeriut. Midis tyre mund të përmenden:përqendrime të larta të një aminoacidi të quajtur L-dopa (dopamin), që vepron si një neurotrasmetues në tru;e pasur në fibra, që janë shumë të rëndësishme për funksionimin e aparatit tretës;burim shumë i mirë i fosforit, i cili i duhet trupit për të formuar kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm;sasia e madhe e potasit te batha e ndihmon organizmin të stabilizojë presionin e gjakut dhe rregullon funksionimin e zemrës;farat e bathës janë të pasura me vitamin A, e cila i duhet trupit për një lëkurë të shëndetshme dhe për të përmirësuar shikimin, rritjen dhe zhvillimin e kockave.e pasur me thiamin (vitaminë B), ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor.Bathët mund të gjenden në treg gjatë gjithë vitit, të konservuara në kanaçe, të ngrira, apo të thata. Bathët e njoma duhet të gatuhen dhe të përgatiten brenda një jave dhe duhet të konsumohen brenda dy ditësh nga gatimi. Nëse përdoren bathë të thata, merret vetëm gjysma e sasisë së kërkuar, pasi ato shtojnë dyfish gjatë gatimit. Bathëve u duhet më shumë kohë gatimi në krahasim me bishtajoret e tjera. Kokrrat e pjekura të bathëve duhet të nxirren nga bishtaja përpara se të konsumohen, ndërsa kokrrat e vogla të papjekura mirë mund të hahen me gjithë bishtajë.Bizelja bën pjesë në familjen bishtajore.Zakonisht janë bimë që vilen në pranverë deri në fillimin e dimrit, por mund të gjendet në treg gjatë gjithë vitit në formën e ngrirë, të konservuara apo të thara.Bizelet janë ndër bimët e para të kultivuara nga njeriu.. Bizele të egra mund të gjenden akoma në Afganistan, Iran dhe Etiopi.Sot në botë gjenden më shumë se 1000 kultivarë bizelesh, jeshile dhe të verdha.Vendet kryesore të prodhimit të bizeleve në botë janë Kanadaja, SHBA, Europa, Kina, India, Rusia dhe Australia.Bizelet janë të pasura me proteina si dhe përmbajnë vitamina dhe minerale të shumëllojshme. Bizelet ndryshojnë nga fasulet. Ato kanë përmbajtje më të lartë kalciumi dhe fosfori, por kanë nivele të ngjashme me fasulen të proteinave dhe karbohidrateve.Përmbajtja e fibrave te bizelja i siguron trupit nivele më të ulëta kolesteroli, duke i bërë ato një ushqim të mirë për personat me dietë. Bizelet mund të përdoren më vete apo si pjesë përbërëse e gatimeve të ndryshme.Bizelet janë perime shumë të ushqyeshme pasi përmbajnë shumicën e vitaminave të grupit B, të cilat shërbejnë për të përmirësuar metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Ato janë të pasura me vitamin B1, Ca, Mg, Zn, Cu, Fe dhe K, proteina dhe mqs kanë proteina të një cilësie të mirë, mund të bëhen zëvendësuese të mishit nëse konsumohen në sasi të njëjtë me të. Bizelet luajnë rol në forcimin e sistemit imunitar.Përmbajta e vitaminës A në këtë perime është afërsisht sa 22% e nevojave ditore të trupit për këtë vitaminë.Bizelet përmbajnë një sasi të lartë vitaminash B, si dhe antioksidantë unikë, që mund të ndihmojnë me rezistencën e lartë gjatë stërvitjes apo aktiviteteve të tjera.

Credit: Photo by Pancrazio Campagna

 

[cite]
Comments
All comments.
Comments