SANJOLLASI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (JP), në krahun e djathtë të lumit të Barmashit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Barmash (shih). Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave dhe perimet. Përmendet për prodhimin e një lloj të domates që njihet si domatja sanjollase me cilësi e shije të mirë, kokërrmadhe, me pjekje të vonshme dhe qëndresë të madhe. S. ka shkollë të ciklit të ulët të 8-vjeçares, vatër kulture, muze, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sanjollasi
[cite]