SAVRA
✤ Fshat i ri në rrethin e Lushnjës (J). Popullsia gjithsej 1500 banorë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gjaza dhe Rrapëza. Më 1385 në fushën e S. u bë një nga ndeshjet e para të shqiptarëve me pushtuesit osmanë (shih: Beteja e Savrës). Sot S. është qendër e NB, që ka drejtim kryesor prodhimin e drithit, bimëve xndustriale dhe rritjen e lopëve. S. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, shtëpi-rnuze, qendër shëndetësore, njësi tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Savra
[cite]