SAZANI
✤ Ishulli më i madh i Shqipërisë (5.5 km:). Pozita e rëndësishme strategjike në hyrje të S;:rit të Vlorës dhe në skajin L të kanalit ië Crrantos (shih) e ka bërë objekt të synimeve :kspansioniste të pushtuesve të huaj. I njohur në antikitet (shek. VI p.e.r.) me emrin Sasjn, pas një periudhe të gjatë nën sundimin e Tenedikut, në shek. XV u pushtua nga osmanët. ~Së fillim të shek. XIX, bashkë me ishujt jonianë rs Greqisë, u pushtua nga Anglia e cila më 1864 .3 kaloi Greqisë. Kjo gjatë luftërave ballkanike 1912) vendosi trupa me qëllim që t’i bllokonte ,-aljpn në det qeverisë së parë shqiptare të Vlorës, por u detyrua të tërhiqej më 1913 pas vendineve të Konferencës së A.mbasadorëve (shih). Gjatë Luftës I Botërore S. u pushtua nga Italia 1914). Në mbarim të Luftës së Vlorës Italia u dsiyrua të tërheqë trupat pushtuese nga Shqipër_a, por S. e mbajti të pushtuar deri në shtanr 1943, kur u pushtua nga ushtritë gjermane. U çiirua nga UNÇSH më 21.10.1944. Sot S. bashkë me Karaburunin është kthyer në një bazë të fufuqishme ushtarako-detare.
S. ndahet nga Karaburuni me ngushticën e Mezokanalit ose Ngushtica J (4.8 km e gjerë) dhe nga istmi i Treporteve me Ngushtieën V ds.5 km e gjerë). Nga skela e Vlorës është 16 km larg. Vija bregdetare është e lartë, e shkëmbore, vende-vende me gremina (në P). Gjiri më ; rëndësishëm dhe i mbrojtur është ai i Shënkollës (në L), ku gjendet edhe skela e ishullit dhe qendra e banuar e S. Nga ana tektonike bën pjesë në zonën e Sazanit, është i naërtuar nga gëlqerorë të kretakut, shumë të përpunuar nga proceset e karstit dhe mergele të miocenit. Si reliev formon një bllok malor të vetëm me lartësi deri në 342 m (pika më e lartë e ishuhit). Klima është detare shumë e butë (mesatarja vjetore 15°C, mesatarja e janarit 10°C, e gushtit 25°C, sasia vjetore e reshjeve 715 mm). Ujëra sipërfaqësore nuk ka. Bimësia përfaqësohet kryesisht nga makje me gjelbërim të përhershëm dhe dushqe të rralla.
(Me, K.)
✤ (1917). Gazetë e përdyjavshme politike e shoqërore, në gjuhët shqipe dhe angleze. Numri i parë doli më 28.9.1917 dhe vijoi deri më 26.3.1918. U botua në Uster (Worcester Mass, SHBA) nën drejtimin e Josif Panit. Në faqet e saj vend qendror zë lufta për bashkimin e foreave atdhetare të kolonisë shqiptare të Amerikës në federatën «vatra».
(Th. Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sazani