SEFERI IDRIZ
✤ (1847-1327). Atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare. Lindi në fshatin Sefer të krahinës së Karadakut në Shkup në një familje me tradita patriotike. Qysh në nroshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e komhëtare që sollën reformat e Tanzimatit (shih). Më 1875 u burgos nga autoritetet osmane. Mori pjesë në kuvendet e në veprimet Iuftarake të Lidhjes Shqiptare ië Prizrenii (shih) dhe të asaj të Pejës. Ishte një nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjes së Kosovës të 1910 dhe u shqua për aftësitë luftarake, si strateg popullor në betejën e Kaçanikut, si edhe në betejat e Karadakut (Drenogllavës) e të Moravës. U dallua si një ndër udhëheqësit kryesorë edhe në Kryengritjen e përgjithshme antiosmane ië.1912 (shih) në Kosovë, mori pjesë në çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Preshevës e Ferizajt. Në tetor 1912 në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve serbomëdhenj në rajonet e Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje të ndjeshme armikut. Udhëhoqi çetat kosovare në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën për çlirimin komhëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosliavi deri në fund të jetës së tij.
(Sh. Br.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Seferi Idriz
[cite]