SELAMI MUMIN


SELAMI MUMIN
✤ (1923-1942). I ri komunist, luftëtar trim e i vendosur për çështjen e çlirimit të atdheut, Hero i Popullit. Lindi në Kallarat të Vlorës në një familje të varfër fshatare. Punoi si hyzmeqar, pastaj me vështirësi mundi të ndjekë mësimet në gjimnazin e Tiranës (1939). U njoh me shokë komunistë si Ali Demi, Xhoxhi Martini etj. dhe nën ndikimin e tyre përqafoi idetë komuniste. Pas pushtimit fashist të vendit u hodh në veprimtari të gjërë

revolucionare, u përjashtua nga shkolla, u burgos dhe u internua për më se një vit në fshatin e tij, ku punoi pareshtur kundër fashizmit. Themelimi i Partisë Komuniste e gjeti

në Tiranë, përqafoi

vijën e saj dhe vazhdoi

më me vendosmëri luftën kundër fashizmit e tradhtarëve. U arrestua e u burgos dy herë, në Tiranë e Vlorë, iu nënshtrua torturave barbare, por për mungesë provash u lirua. Propagandist i zjarrtë i vijës së Partisë, atentator i guximshëm, bëri dhe prova të para për shkrime letrare. Ra heroikisht bashkë me tre shokë në luftim të pabarabartë i rrethuar nga forca të shumta fashiste më 18.10.1942 (shih-. Heronjtë e Tophanasë).

(Y. V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Selami Mumin


[cite]