SHËNGJERGJI
✤ (Tomadheja). Krahinë etnografiko-gjeografike në L të rrethit të Tiranës, që së bashku me Bendën (shih) përbën Malësinë e Tiranës. Shtrihet kryesisht në pellgun e rrjedhjes së sipërme të 1. Erzen midis Martaneshit në L dhe Dajtit e malit të Priskës së Madhe në P, Bendës në V dhe skajit V të Çermenikës në J. Ka reliev malor që lartësohet nga 300-400 m në 1200-1800 m. Pjesa më e ulët është lugina e Erzenit të Sipërm. Ka klimë relativisht të ashpër me borë e ngrica në dimër. Bimësia është e pasur (makje, pyje ahu, pak pishë e bredh). Ka kullota të pasura verore (në pjesën L). Në Qafëmollë-Derje ka një rezervat për derrin e egër. Ka burime të shumta nëntokësore që ushqejnë 1. Erzen. Sh. dhe Benda për shkak të pozicionit strategjik kanë qenë mbështetje e prapavijë e sigurtë gjatë luftërave të popullit shqiptar kundër pushtuesve osmanë. Gjatë pushtimit osman në Sh. u shpërngulën shumë banorë nga fusha e Tiranës dhe e Durrësit. Banorët e Sh. luftuan për të ruajtur të drejtat e veta dhe privilegjet e kohës para pushtimit osman. Në fshatin Shëngjergj më 1902 shpërtheu kryengritja e Malësisë së Tiranës kundër sundimit turk. Më 26 nëntor 1912 rreth 100 veta nga krahina morën pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar në Tiranë. Më 1914-1915 banorët e Sh. u përfshinë në kryengritjen e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit. Më 1920 së bashku me krahinën e Çermenikës dhe atë të Martaneshit Sh. lidhi besën për të përkrahur qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe për të mbrojtur kufijtë lindorë të Shqipërisë nga shovinistët serbë. Duke filluar që nga v. 1942 Sh. u bë mbështetje e fuqishme dhe bazë e rëndësishme e Luftës ANÇ dhe e punës së Partisë. Që nga korriku 1943 e deri në mars 1944 krahina ishte zonë e lirë. Gjatë^viteve të pushtetit popullor në krahinën e Sh. janë bërë shndërrime të thella ekonomike, arsimore, kulturore dhe në mënyrën e jetesës. Qendrat e banuara’ të krahinës janë Shëngjergji (shih) ish-qendra tradicionale e krahinës. Vërria (Burraj), Burimasi (Shëmria), Shëngjini Façeshi, Domi (Domja e Malit), Derja, QafëmoHa. Shkalla, etj. Veshja tradicionale për burrat e Sh. ishin xhamadani, xhupi me thekë, çidikët ose shalivarret dhe një brez leshi i gjatë e i gjerë cë paioset dysh për së gjati e mbështillet rreth beli’n Gratë veshin mitan, shallvare e xhoke të zbukuruar me qëndisje, mbi të cilën vishet xhupi i zi në formë të xhakaventës, i hapur përpara. (Me.K.—R.Shh)
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (L), në krahinën e Tomadhesë (Shëngjergjit) të malësisë së Tiranës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Vërri (shih). Dëshmohet si vendbanim mesjetar. Sh. ka pozitë të veçantë gjeografike, ndodhet në qendër të një zone malore të mbrojtur nga male të larta dhe njëkohësisht me rrugë të rëndësishme këmbësore e qafa të përshtatshme që e lidhin me Tiranën, Krujën, Matin, Dibrën dhe Elbasanin. Sh. ka qenë vatër e qëndresës kundër pushtuesve të huaj dhe sundimtarëve të vendit. Ka marrë pjesë në kryengritjen e Malësisë së Tiranës kundër osmanëve më 1902, kundër ekspeditës së Shefqet Turgut pashës më 1910, në kryengritjen fshatare të Shqipërisë së Mesme të udhëhequr nga Haxhi Qamili më 1914-1915 etj. Më 1913 në Sh. u hap shkolla e parë shqipe për krahinën e Tomadhesë. Gjatë Luftës ANÇ Sh. u bë nje bazë e rëndësishme e PKSI-I. Në gusht 1942 u ngrit Këshilli NÇ, më 10.5.1943 u krijua çeta e parë partizane e krahinës dhe në shtator 1943 celula e parë e PKSH. Në nëntor-dhjetor 1943 në Sh. qëndroi shoku Enver Hoxha me Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ dhe Këshillin e Përgjithshëm ANÇ. Më 28 nëntor 1943 këtu u formua Br. II S. Në gusht 1944 këtu u vendosën 4 spitale partizane. Gjatë operacionit të dimrit në rrethinat e Sh. u zhvilluan beteja të ashpra kundër 6000 trupave gjermano-balliste. Pas Çlirimit në Sh. janë bërë ndryshime të thella social-ekonomike. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, patatja, fasulja dhe bagëtia e imët. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, shkollë të mesme bujqësore, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale etj.
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (P), në krahinën e Nikaj-Mërturit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Bëtosha, Curraj, Curraj i Epërm, Qereç-Mulaj, Tetaj, popullsia gjithsej 2700 banorë. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV me emrin Mlaka. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1964. Është qendër e koop. së bashkuar «Gjelosh Rama». Drejtim kryesor të ekonomisë ka rritjen e misrit, të dhenve e dhive. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shëngjergji