SHËRBIMI FARMACEUTIK


SHËRBIMI FARMACEUTIK
✤ Veprimtaria që zhviRohet nga institucionet shëndetësore të posaçme hamatoret) për shpërndarjen e barnave sipas kërkesave mjekësore. Përfshin barnatoret (farmacitë) e rrjetit të hapur për nevojat ambulatore dhe barnatoret e rrjetit të mbyllur për nevojat e institucioneve mjekësore. Deri më 1938 në Shqipëri kishte 72 barnatore prej tyre 6 të rrjetit të mbyllur. Pas Çlirimit që nga v. 1946 të gjitha bamatoret u përfshinë në një institucion shënietësor shtetëror. Sot Sh. F. është shtrirë deri në skajet më të largëta të vendit. Barnatoret e rrjeht të hapur që funksionojnë në qytete e fshatra, raren nga Ndërmarrjet e Farmacive (Ndërfarma), nga të cilat varen edhe depot e barnave, laboratoret e kontrollit lokal të barnave dhe laboratoret optike. Sot ka 416 barnatore të rrjetit të hapur. Barnatoret e rrjetit të mbyllur shërbejnë në spitale e sanatoriume, sot ka 47 të tilla. Fondi i barnave në këto institucione krijohet me nrodhimet farmaceutike të vendit (shih Ndër—arrja e Prodhimeve Farmaceutike), nga importi dhe me artikuj të ndryshëm të industrisë së lehtë, që depozitohen në Ndërmarrjen Shtetërore të Fumizimit Farmaeeutik (FUFARMA) e cila bën shpëmdarjen me shumicë në të gjitha institucionet shëndetësore. Jepen falas barnat në barnatoret e rrjetit të mbyllur, në barnatoret e rrjetit të hapur barnat për fëmijët 0-1 vjeç, bamat për mjekimin e tuberkulozit si dhe për kimioterapinë e disa sëmundjeve specifike që vazhdojnë për një kohë të gjatë. Me çmimin e kostos vihen në shitje barnat e importit ose të vendit që përdoren për një kohë të gjatë nga : sëmuri. Barnat e tjera vihen në shitje me çmime të ulta. Të gjitha barnat që qarkullojnë nënshtrohen kontrollit për plotësimin e kërkesave farmakopeale në laboratoret e kontrollit. (P.Ro.—Z.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi Farmaceutik


[cite]