SHAHU
✤ Lojë ndërmjet dy vetave që luhet në një fushë të ndarë në 64 katrorë bardhë e zi, ine 16 figura të bardha e 16 të zeza, të cilat lëvizin ripas rregullave të caktuara dhe si qëllim është të kapet mbreti mat. Në Shqipëri dëshmohet se është luajtur që në shek. XVIII. Gara e parë kombëtare është bërë më 1933 në Tiranë. Po atë vit u ngrit shoqajta «Bashkimi i shahistëve shqiptarë». Pas Çlirimit filloi të ushtrohet si sport në formë të organizuar. Kampionati i parë kombëtar është zhvilluar më 1946, kanë dalë 9 herë kampion Ylvi Pustina, 8 herë Fatos Muço. Sot ka ekipe në të gjitha klubet sportive dhe rrethet e vendit. Zhvillohet çdo vit kampionati. kombëtar vetjak dhe ekipor (që më 1969); gara e parë për femra u bë më 1952. Veprimtaritë drejtohen nga Komisioni Qendror i Shahut pranë BFSSH. Në veprimtaritë ndërkombëtare Shqipëria është përfaqësuar që më 1946, në Olimpiadën botërore të shahut për herë të parë më Shqipëria është anëtare e Federatës Botërore të Shahut (FIDE) që më 1953. Në Olimoiadën e Zvicrës (1982) mori titullin Mjeshtër ndërkombëtar shahisti Fatos Muço. Sot ka 16 mjeshtër shahu.
(Z.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shahu
[cite]