SHALËSI


SHALËSI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit, në pjesën V të pllajës së Dumresë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Liçaj, Kurtalli, Gradishtë, Marinë, Shtith, Trojas dhe Shkëndijë, popullsia gjithsej 6600 banorë. Më 22.12.1942 në Sh. u krijua çeta partizane e Dumresë dhe në dhjetor 1943 këshilli NÇ. U çlirua më 29.8.1944. Banorët morën pjesë në Luftën ANÇ. Koop. bujqësore u krijua më 1955. Më 1.1.1971 u ngrit koop. e bashkuar me të njëjtin emër, sot KTL «Porta e Dumresë». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e gjedhit, derrave dhe gjelave të detit. Sh. ka shkollë të mesme, shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shalësi


[cite]