SHALA E BAJGORËS
✤ Rrethinë gjeografike-etnografike në pjesën V të Kosovës, midis 1. të Llapit dhe rrjedhjes së sipërme të Ibrit (në V të Mitrovicës). Veç pjesës fushore përfshin edhe shpatet e malit Kopaonik (mbi 2000 m pika më e lartë). Gjenden rreth 20 fshatra shqiptare, kryesisht nga fisi shaljan. Këtu ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të huaj, Ndër luftëtarët e përmendur të krahinës është edhe Heroi i Popullit Isa Boletini (shih). Fshatra të njohura janë Bajgora, Kaçëkolli etj. Nga ana ekonomike Sh. e B. është e prapambetur. Shumë banorë të saj punojnë në minierat e plumb-zinkut të Trepçës pranë Mitrovicës. (Me.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shala E Bajgorës
[cite]