SHALA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VL). në luginën që formojnë dy vargmalet e Alpeve Shqiptare. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat:
Lekaj, Abat, Pecaj, Vuksanaj, Gimaj, Nënmavriq, Lotaj dhe Theth (shih), popullsia gjithsej 6700 banorë. Në këtë zonë ndodhet një fortifikim i vjetër mesjetar, që njihet me emrin Kalaja e Dekajve. Banorët e zonës kanë ndihmuar Luftën ANÇ, Këshilli NÇ i zonës u ngrit në shtator 1943. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1958. Sh. është qendër e koop. së bashkuar. Është koop. bujqësore malore. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, kryesisht misër dhe fasule, të cilat mbillen në tarracat e ngritura me mjeshtëri nga fshatarët. Është e zhvilluar edhe pemëtaria, sidomos molla, gështenja, kumbulla dhe hardhia. Sh. ka shkolla të mesme bujqësore, spital, njësi tregtare dhe të shërbimeve komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shala