SHALQIRI
✤ (Citrullus vulgaris, Sehrad). Bimë barishtore njëvjeçare monoike e familjes kungullore (Cucurbitaceae), me kërcell zvarritës, të gjatë 3-4 m, me gjethe të çara në 3-5 pjesë, me lule njëseksore të verdha. Bën fryt të rmmbullakët ose gjator, me tul zakonisht-të kuq dhe me shumë fara eliptike me ngjyra të ndryshme. Sipas kultivarit fryti peshon nga 2.5 në mbi 25 kg. Sh. është me prejardhje nga Afrika, në Shqipëri ai kultivohet kudo. Sh. pëlqehet për frytin e shijshëm, të ushqyeshëm, dietik e freskues, që mund të rahet deri në janar. Me kultivarët KS 74, i mermerti, SB-73 etj. merren 250-1000 kv/ha. Kohët e fundit po përhapet kultivimi i formave triploide pa farë. Fmti i Sh. ka rreth 5-8% sheqer. (H.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shalqiri
[cite]