SHAMIA SHEH
✤ (1815-1891). Me këtë emër njihej Hasan Alia, udhëheqës i revoltës së bukës që shpërtheu në Shkodër, më 8 gusht 1854 kundër spekulatorëve të drithit dhe autoriteteve qeveritare osmane. Për të shpëtuar popullin nga uria dhe vdekja, qindra të rinj të armatosur, kallfë, çirakë, dhe punëtorë të mbështetur nga vegjëlia shkodrane, të udhëhequr prej tij, shpërthyen depot e drithit të tregtarëve dhe ua shpërndanë atë të varfërve. Shembullin e parë në këtë aksion e dha Sh. Sh. me hapjen e depos së babait ët vet. Porta e Lartë u detyrua të largojë nga posti qeveritarin e vet Osman Masar pashën, i cili kishte bashkëpunuar me tregtarët shkodranë. Qeveritari i ri Rakip pasha arrestoi dhe internoi mjaft pjesëmarrës të revoltës. Sh. Sh. mundi të largohej nga Shqipëria dhe qëndroi i mërguar për dhjetë vjet në Aleksandri (Egjipt).
(Z.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shamia Sheh
[cite]