SHANTO VASIL


SHANTO VASIL
✤ (1913-1944). Militant komunist, figurë e shquar e lëvizjes punëtore e komuniste dhe e Luftës Antifashiste NÇ, një nga bashkëluftëtarët më të vendosur të shokut Enver Hoxha për themelimin e PKSH dhe organizimin e kryengritjes së armatosur, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër në një familje të varfër zejtarësh, më 17.8.1913. Familja u shpërngul në Tiranë (1928), ku V. Sh. u organizua në eelulën e parë komuniste (1831) që ngriti militanti komunist Ali Kelmendi (shih). U bë shpejt një nga figurat e shquara të mendimit e veprimit revolucionar komunist në kryeqytet. Mori pjesë në kryengritjen e Fierit (1935). Militoi në radhët e GK të Shkodrës (shih) dhe u zgjodh në krye të Komitetit qarkor të Tiranës të këtij grupi (1937). Së bashku me Qemal Stafën dhe me komunistë të tjerë të vendosur ngre celula komuniste, futet në gjirin e klasës punëtore dhe organizon sindikata të tipografëve e të marangozëve, përhap literaturë e zhvillon propagandë komuniste e antizogiste. U arrestua dhe u dënua me burgim nga gjyqi që organizoi regjimi i Zogut në Tiranë në shkurt 1939, kundër elementëve komunistë. U shqua për qëndrim të vendosur dhe të papërkulur para hetuesisë dhe gjyqit zogist, ku ndër të tjera deklaroi: «Unë jam i bindur se komunizmi duhet të ekzistojë patjetër në Shqipëri». Në prag të pushtimit fashist të vendit, u arratis nga burgu dhe u bë një nga organizatorët e parë të qëndresës popullore dhe të lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare.

Me ardhjen e sh. Enver Hoxha në krye të degës së GK të Korçës në Tiranë, mbështeti plotësisht platformën e tij për shkrirjen e grupeve komuniste në një parti të vetme marksiste-leniniste dhe për organizimin e luftës së armatosur kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve të vendit. Në krye të një grupi komunistësh u dërgua në Çetën e Pezës (1941, shih), sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet shokut Enver Hoxha dhe Myslim Pezës (shih), komandant i kësaj çete. Dha ndihmesë të madhe në organizimin e Mbledhjes së grupeve komuniste për themelimin e PKSH dhe mori pjesë në të si përfaqësues i GK të Shkodrës, Së bashku me Qemal Stafën mbështeti në mënyrë të vendosur e deri në fund pikëpamjet e shokut Enver Hoxha për themelimin e PKSH mbi baza ideologjilce, organizative e taktike marksiste-leniniste.

Pas themelimit të PKSH ishte një nga organizatorët e shquar të Partisë e të Lëvizjes NÇ në disa qarqe të vendit. Duke qenë kurdoherë në ballë të aksioneve, ishte në betejat më të ashpra e në misionet më delikate, mjeshtër i vërtetë i punës konspirative. KQ i Partisë i ngarkoi detyrën për të krijuar lidhje me Kominternin. Konferenca I e Vendit e PKSH (1943) e zgjodhi kandidat të KQ të Partisë. Si i deleguar i tij dha ndihmesë të shquar në forcimin e organizatës së Partisë dhe të lëvizjes NÇ në qarkun e Shkodrës (1943). U vra më 1 shkurt 1944, duke luftuar heroikisht me forca të shumta të xhandarmërisë kuisilinge e të reaksionit në fshatin Gril të Shkodrës, ku është ngritur përmendorja e tij. Emrin e V. Sh. sot e mbajnë lagje, rrugë qendra pune, shkolla etj.

(M..I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shanto Vasil


[cite]