SHARKIA
✤ Vegël muzikore popullore zakonisht me pesë tela (2+1+2). Ka kasën të punuar nga një copë e vetme druri dhe bishtin e gjatë me 14 perde. Përdoren edhe tipa të tjerë deri me 12 mla dhe 22 perde. Tingujt e Sh. janë të thellë e hmnhues. Me Sh. shoqërohen në mënyrë heteroionike një pjesë e mirë e këngëve lirike e epike zë kënduara nga burrat), si dhe valle të ndry=hme popullore. Shquhet si një ndër veglat më komplekse, përdoret e vetme ose në formacionet orkestrale si vegël kryesore. Loja përqendrohet kryesisht mbi telin e parë, dy të tjerët mbajnë :so. Në hyrjet dhe fundet e frazave përfshihet edhe teli i tretë, duke, dhënë toriin nënbazal dhe krijohet një nga efektet kadenciale më karakteristike të kësaj vegle. Sh. bashkohet me vegla të riera, zakonisht me çiftelinë, fyellin, dajren dhe qemanen (violinën). Sh. 12-telëshe është përdorur në formacione instrumentale më të gjera, si vegël udhëheqëse. Sh. është e përhapur në Tropojë, Kukës, Dibër, ndërsa treva kryesore e saj është Gjakova me rrethet. Gjendet edhe në fshatrat e Somunës së Pejës, Drenicës, Prishtinës, Prizrenit, në Podrimë si dhe në fshatrat e Hasit. (Pi.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sharkia
[cite]