SHARRAT
✤ Qendra për prerjen e nxjerrjen e lëndës drusore nga pyjet. Në trevat shqiptare Sh. ka qenë ngritur që në lashtësi. Zeja e tyre lidhej me ndërtimin e banesave, e anijeve të njohura ilire etj. Deri në fund të shek. XIX ato ishin primitive. Prerja e trupave, nxjerrja e dërrasave dhe e trarëve etj. bëhej kryesisht me forcën e krahut. Më 1896 u ngritën nga pronarë të huaj Sh. e para mekanike në pyjet e Divjakës e të Smokthinës. Pas v. 1925 për shfrytëzimin e pyjeve dhe ngritjen e Sh. regjimi zogist u dha koncesione shoqërive kapitaliste italiane e gjermane si ALBA, AIAA, INAG etj. Dëme shumë të mëdha iu shkaktuan pyjeve sidomos gjatë pushtimit fashist. Menjëherë pas Çlirimit pyjet dhe Sh. u shtetëzuan dhe filloi të ngrihej ind. e drurit (shih). Për përhallimin e nevojave të rindërtimit dhe ndërtimit soeialist të vendit u vunë në shfrytëzim zona të tëra pyjore. Pranë Sh. u ndërtuan edhe qendra banimi për punëtorët me fjetore, rrjet të ushqimit social e të tregtisë, qendra shëndetësore e kuiturore. Sot në Sh. shfrytëzimi i pyjeve bëhet mbi baza teknike, duke përdorur mjete dhe mekanizma për prerjen dhe transportimin e lëndës së drurit. (P.Ga.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sharrat
[cite]