SHARRI
✤ Vargmal në skajin J e JL të Kosovës, kufi me Maqedoninë, nga gryka e Kaçanikut në VL e deri në kufirin me RPS të Shqipërisë në JP, me gjatësi 80 km dhe gjerësi 25-30 km. Shpati JL i Sh. shtrihet në trojet shqiptare në Maqedoni, në anën e majtë të fushës së Pologut, ku gjendet edhe pika më e lartë e tij (2740 m). Është vazhdim i drejtpërdrejtë orografik, tektonik e morfologjik i vargut të Kordbit (shih), por me drejtim JP-VL. Përbëhet nga shkëmbinj paleozoikë e niesozoikë pjesërisht të metamorfizuar (rreshpe të gjelbra, filite, mermer, dolomit, rreshpe ranore, kuarcorë, . gëlqerorë, granite grandiorite, etj.), Nga ana strukturore Sh. së bashku me Korabin përbën një antiklinal të madh. Relievi i tij është përpunuar nga akullimet kuaternare, që kanë gdhendur cirqe të panumërta e të thella, lugje, shpate e maja të mprehta, si dhe nga veprimtaria e lumenjve dhe përrenjve të shumtë, që kanë krijuar gryka të thella e të ngushta e shpate shumë të thikta. Majat më të larta janë Luboteni (2496 m) dhe Bistra (2640 m). Në anën J të Sh. shtrihen Rudoka e Uraca. Në përbërjen e Sh. futen edhe disa rrethina gjeografike-etnografike me karakteristika të veçanfa dhe Dragoshi, me lugina të thella e të ngushta, me forma karstike dhe akullnajore të relievit. Midis Sh. e Koritnikut shtrihet Gora me reliev karstik. Në V të Sharrit (midis Prizrenit dhe Qafës së Dules), në të djathtë të rrugës automobilistike Prizren-Prishtinë, shtrihet zona e Podgurit të Prizrenit, me natyrë fushore e kodrinore, e cila për kah VP përfundon me lugina të pjerrëta e të larta, ku rrjedhin përrenj të vrullshëm. Në të djathtë të Bistricës së Prizrenlt, Podguri i Prizrenit kalon në zonën e Oshlakut. Në rrjedhjen e sipërme të 1. Lepenica rrëzë Sh., shtrihet rrafshi i Siriniqit, i lartë dhe me natyrë shumë të bukur, që formon një rrethinë etnografike.
Klima e Sh. është alpine me dimër të ashpër e të gjatë, me reshje të mëdha bore (sasia e reshjeve 900-1300 mm), vera e shkurtër dhe e freskët. Ka pasuri të mëdha ujore (Bistrica e Prizreriit, Lepenica, burime të shumta nëntokësore etj.). Ka shumë liqene akullnajore: Iiqeni i Livadicës në lartësinë 2173 m është më i madhi (230 m i gjatë, 120 m i gjerë, 7.3 m i thellë), afër burimeve të Bistricës së Prizrenit gjenden liqeni i Gorneselos, liqeni mmë i lartë i Kosovës (2380 m) e shumë të tjerë. Bimësia është shumë e pasur dhe e shumëllojshme, ndryshon në mënyrë shumë të rregullt me lartësinë. Nga rrëza e Sh. e deri në majat shtrihet zona e dushkut dhe gështenjës, zona e ahut, zona e halorëve, zona e kullotave alpine -shurnë të pasura, mbi të cilën shtrihen shkëmbinj të zhveshur e bora e përhershme.
(Me.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sharri