SHEKISHTA


SHEKISHTA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (P), në bregun e majtë të Shushicës (rrjedhja e poshtme). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat:

Kaninë, Drashovicë, Vodicë; popullsia gjithsej 4300 banorë. Më parë quhej Qishëbardhë. Në kodrat e Sh. më 1920 filluan sulmin luftëtarët e lirisë kundër pushtuesve italianë të vendosur në Vlorë. Ngjarja është përjetësuar në lapidar. Sh. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1971. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e të ullirit, vres’htarinë, rritjen e bagëtive të imëta. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shekishta


[cite]