SHELDIA
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Guri i Zi (shih). Emri i mëparshëm Bardhej me kohë u zëvendësua me emrin e malit. Dëshmohet në burimet e shkruara që më 1416-1417. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Më 1944 këtu janë zhvilluar luftime me forcat e pushtuesve. Koop. bujqësore është krijuar në janar 1967. Sot bën pjesë në koop. e bashkuar të Gurit të Zi. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i duhanit dhe rritja e bagëtive të imëta. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sheldia
[cite]