SHELGU
✤ Dru i gjinisë shelg (Salix i familjes shelgore (Salicaceae). Në Shqipëri rriten 17 lloje Sh., vlera industriale prej tyre kanë Sh. i kuq, Sh. i butë (Salix incana, Schrank) dhe Sh i bardhë (Salix alba). Sh. i kuq (Salix purpurea L.) është shkurre e lartë 2-3 m me degë të holla e të përkulshme dhe me lëvore të kuqërreme në të murrme, me gjethet 6-10 cm të gjata, në trajtë heshtake të përmbysur me bisht të shkurtër e dhëmbë të imët nga mesi e sipër. Lulet mashkullore janë të veniosura në gathë 1.5-4.8 cm të gjatë, lulet femërere me nga 1 nektarie, braktet me majë të kuqe errët deri të zezë. Lulëzon sipas vendit në mars, prill ose maj. Rritet thuajse gjithkund në Shqipëri përgjatë rrëkeve, përrenjve dhe lumenjve 3 krahinave malore, si në luginën e Bogës, në Lumë, Martanesh, Polis, Mokër, Opar, Kolonjë erj., deri në lartësinë 1400-1500 m. Ndeshet gjithashtu gjatë brigjeve të lumenjve. Sh. i kuq ka disa varietete, nga të cilat në Shqipëri gjendet shpesh var. amplexicaulis (Borg et Ch. Boiss). Do klimë të butë dhe toka lymore ;se argjilo-ranore. Ai kërkon shumë dritë dhe lagështi. Me vlerë janë thuprat e tij të holla e të rërkulshme, që përdoren në ind. e xunkthit. Lëvorja përmban taninë (7.5%) dhe salicinë (0.6-1.5%).

(A.Pos.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shelgu


[cite]