SHESHI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (JP), buzë luginës së Erzenit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Pezë. Sh. është vendbanim i vjetër, siç e dëshmojnë gjetjet arkeologjike në varrezat e lashta dhe rrënojat e dy kishave. Banorët kanë marrë pjesë në kryengritjen fshatare të Shqipërisë së Mesme (1914-1915) të udhëhequr nga Haxhi Qaraili, në lëvizjen antizogiste të Shijakut të v. 1922 dhe kanë përkrahur Revolucionin demokratiko-borgjez të v. 1924.

Këshilli NÇ u ngrit në prill 1942, një pjesë e fshatrave u bashkuan me çetën e Pezës. Me gjithë bombardimet, djegiet dhe vrasjet e bëra nga pushtuesit e reaksioni, banorët e fshatit nuk u shkëputën nga Lufta ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1959; bën pjesë në koop. e bashkuar «Myslim Peza». Ka drejtim kryesor proahimin e drithërave të bukës. Sh. është i përmendur për vreshtarinë (varieteti i rrushit «Sheshi i Bardhë» dhe «Sheshi i Zi»). Janë marrë prodhime të larta në kulturën e misrit deri në 100 kv/ha. Sh. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, grupin artistik me orkestrinë, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sheshi


[cite]