SHETELI
✤ Fshat në rrethin e Durrësit (L), në kodrinat e Shijakut, në kufi me rrethin e Tiranës. Përmendet si vendbanim në dokumente të shkruara që në shek. XV. Banorë të Sh. kanë marrë pjesë në mbrojtjen e Ulqinit më 1880 dhe 40 vullnetarë shkuan në mbrojtjen e Shkodrës më 1912-1913 ku ranë clisa dëshmorë. Kanë marrë pjesë gjithashtu në kryengritjen fshatare të Shqipërisë së Mesme më 1914-1915 dhe në lëvizjen kundër regjimit të Zogut. Gjatë Luftës ANÇ ka qenë bazë e Çetës së Pezës. Në tetor 1944 në Sh. u mblodhën delegatët që zgjodhën Këshillin ANÇ të ish-nënprefekturës së Shijakut. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1959. Që më 1969 Sh. bën pjesë në KTL të Shijakut. Përmendet për rritjen e duhanit, të ullirit dhe për pemëtari. Sh. Është fshat me shtëpi krejtësisht të reja, ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sheteli
[cite]