SHEZA
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (JP), në bregun e majtë të Shkumbinit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Trash, Karthnek, Pekisht dhe Algjinaj, popullsia gjithsej 3200 banorë. Sipas dëshmive banorët e parë kanë ardhur nga Berati në shek. XVIII. Këshilli NÇ u formua në maj 1943. Gjatë Luftës ANÇ ishte nyjë e rëndësishme për lidhjen e Dumresë me zonën e Peqinit. Në korrik 1957 u formua koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, lulediellit dhe rritja e gjedhit. Sh. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi lindjeje, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sheza


[cite]