SHIJAKU
✤ Qytet në rrethin e Durrësit (L), në fushën e Erzenit të poshtëm, që rrjedh përmes qytetit. Popullsia 8300. Vendbanim i lashtë që nga neoliti, siç dëshmohet nga gjetjet arkeologjike. Përmendet në burime të shkruara në shek. XV me emrin Shën Jak, prej një kishe1 në kodrën pranë qytetit të sotëm. Më 1880 u bë qendër administrative (Kaza). Populli i Sh. ka marrë pjesë në lëvizjet për pavarësi. Në korrik 1912 grupi i kryengritësve të Shqipërisë së Mesme bëri luftime me reparte turke. Sh. ishte qendër kryesore e kryengritjes fshatare të Shqipërisë së Mesme më 1914-1915 dhe një nga qendrat e lëvizjes antizogiste të marsit 1922, të Revolucionit të Qershorit 1924 me një degë mjaft vepruese të shoqërisë «Bashkimi», si dhe të lëvizjes antizogiste më 1935. Më 7.4.1939 atdhetarët hodhën në erë urën e qytetit duke penguar përparimin e trupave të motorizuara fashiste. Gjatë Luftës ANÇ popullsia mori pjesë aktive. Më 30.7.1943 u krijua batalioni partizan i Shijakut, që bënte pjesë në Grupin e Pezës. Përmendet beteja e tij pesëditore në tetor 1943 në Shahinaj, kundër forcave gjermano-balliste. U clirua më 14.11.1944.

Pas Çlirimit Sh., nga një qytet me prodhim të kufizuar artizanal, u kthye në një qendër industriale e bujqësore të zhvilluar. Ka Fabrikën e Niseshtesë, Fabrikën e prodhimit të karrove, qerreve e karrocerive të automjeteve, reparte ië punimeve artistike, si dhe SMT e rrethit të Durrësit (në Sallmonaj). Me Sh. lidhen nga ana administrative edhe fshatrat Borakë, Çizmel, Eminas, Guzaj, Gjepalaj, Hardhishtë, Kënetas, Koxhas, Likesh, Pjezgë, Rreth, Sailmonaj (shih), Shahinaj, Shetel (shih), Shtrazë, me 14500 banorë gjithsej, që bëjnë pjesë në KTL të Sh. një nga të parat në vend. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës të perimeve, e bimëve industriale. Rritet ulliri dhe rrushi, ka serra me ngrohje për perime të hershme. Mjaft e zhvilluar është blegtoria, për të cilën janë ngritur komplekse të veçanta. Më 6.12.1968 në Sh. zhvilloi punimet Konferenca Kombëtare për rritjen e gjedhit, në të cilën mori pjesë sh. Enver Hoxha. Sh. ka shkollë të mesme.. 2 shkolla 8-vjeçare, pallat kulture, bibliotekë, rnuze, ansambël artistik, spital, shtëpi lindjeje, klinikë dentara, ambula’iica, rrjet tregtie dhe shërbimesh kbmiinale, fushë spdrtive të kiubit «Erzeni».

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shijaku


[cite]