SHKËMBI I KAVAJËS


SHKËMBI I KAVAJËS
✤ Kodër e lartë 105 m në skajin J të plazhit të Durrësit. Përbëhet nga shkëmbinj ranorë të pliocenit, në të cilët janë zhvilluar shumë proceset dhe format e gërryerjes në trajtën e hojeve të bletës. Faqja P bie thikë mbi plazh. Në të ndodhin shpesh rrëshqitje e shëmbje të truallit. Sh. i K. krahas Malit të Durrësit zotëron mbi gjithë gjirin e Durrësit. Në vitin 48 p.e.r. këtu u bë beteja e njohur midis ushtrive të perandorit romak Cezarit dhe të Pompeut, pas së cilës ky i fundit u mbyll në Kalanë e Durrësit (Dyrrahut).

(Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkëmbi I Kavajës


[cite]