SHKËMBI I VAJËS


SHKËMBI I VAJËS
✤ Shkëmb në V të qytetit të Krujës, buzë rrugës automobilistike Krujë-Qafë-Shtamë, atje ku zë fill përroi i Drojës (degë e Ishmit). Sipas legjendës, pas pushtimit të Krujës nga osmanët (16 qershor 1478), 90 vajza krutane, për të mos rënë të gjalla në dorë të pushtuesve, të lidhura dorë për dore dhe duke kënduar e hedhur valle, u hodhën nga shkëmbi në greminën e Grykës së Vajës (në përroin e Drojës) 200 m të thellë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike banorët e Krujës çdo vit shkonin tek shkëmbi dhe vajtonin për të rënat, prej këndej i mbeti emri «Shkëmbl i Vajës». Sot në Sh. e V. është vendosur një pllakë përkujtimore. (Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkëmbi I Vajës


[cite]