SHKOLLA TREGTARE E VLORËS
✤ Shkollë e mesme profesionale, çerdhe e lëvizjes patriotike e revolucionare. U hap në Vlorë më 8.11.1924. Kjo shkollë u shndërrua në një çerdhe të lëvizjes patriotike e revolucionare. Fryma e traditave patriotike të qytetit u bë më e vetëdijshme me përhapjen e ideve revolucionare nën ndikimin e Halim Xhelos, me depërtimin e literaturës demokratike të kohës, si dhe të shtypit të ndaluar revolucionar. Gjatë periudhës së pushtimit të vendit nxënësit sabotuan çdo masë për fashistizimin e shkollës. Me krijimin e PKSH veprimtaria revolucionare në shkollë mori karakter të organizuar. 229 nxënës e nxënëse u hodhën me armë në dorë për çlirimin e atdheut. Në këto rrethana më 22.5.194*3 shkolla u mbyll. Organet e pushtimit e kthyen atë në kazermë ushtarake. 44 nxënës të saj ranë dëshmorë, ndër ta 4 Heronj të Popullit.
Pas Çlirimit shkolla u rihap në mars 1945, më 1946-47 u hap konvikti dhe dega e mbrëmjes pa shkëputje nga puna. Për një kohë të shkurtër shkolla u vendos në Tiranë, por më pas u rikthye në Vlorë. Tradita e saj sot vazhdohet nga shkolla e mesme ekonomike.
(Sh.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkolla Tregtare E Vlorës
[cite]