SHKOPI
✤ (1907). Gazetë satirike, politike e shoqërore, shqip pjesërisht edhe greqisht. Numri i parë doli më 10.3.1907 në Sofje, vijoi me ndërprerje gjithsej 4 nr. deri më 1908. E drejtonte Athanas Tashko, lënda përgatitej në Kajro. Si e para gazetë satirike pati jehonë të gjerë, rrahu probleme politike të kohës dhe mori në mbrojtje të drejtat kombëtare, pavarësinë dhe gjuhën shqipe. (Z.R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shkopi
[cite]