SHKORRETET ALPINE


SHKORRETET ALPINE
✤ Tërësia e shkurreve ose shkurrëzave me gjethe të qëndrueshme a rënëse, që rriten në zonën alpine, në lartësitë 1800-2400 m, veçanërisht në Alpet Shqiptare, në Korab. Tomor, Guri i Topit etj. Sh. A. janë elementë përbërës të kullotave alpine, të shpërndara grupe-grupe ose të veçuara sipas kushteve ekologjike. ‘ Bimët më të zakonshme janë dëllinjat (shih) vodhëviçet (Sorbus), trëndafilat e egër (Rosa), thrashegrat (Vaccinium), kërleka (Pinus mugo), shelgjet (shih) etj. Disa prej tyre shfrytëzohen si bimë mjekësore.

(J.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shkorretet Alpine


[cite]