SHNUM
✤ (Shoqëri në Ndihmë të Ushtrisë e Mbrojtjes). U krijua me 13 gusht 1949 dhe veproi deri në vitin 1965 si shoqatë vullneiare masive. Kishte si detyrë edukimin e punonjësve me frymën e atdhetarisë socialiste, përhapjen e njohurive ushtarake e tekniko-ushtarake, zhvfllimln e sportave ushtarake dhe parapërgatitjen e të rinjve dhe të rejave për shërbimin ushtarak. Në vitin 1965, duke kaluar në sistemin e ri të armatosjes, të organizimit e të përgatitjes ushtarake të tërë popullit, SHNUM-i u shkri. Gjatë veprimtarisë 15-vjeçare SHNUM-i dha një ndihmesë të vlefshme për edukimin e përgatitjen e masave për mbrojtjen e atdheut dhe përgatiti specialistë për ushtrinë dhe ekonominë popullore.
(Dh.J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shnum
[cite]