SHOQËRIA PUNA E NAFTËTARËVE
✤ (1935-1936). Shoqëri punëtore e krijuar në Kuçovë (sot Q. Stalin), nën drejtimin e komunistëve më 18 tetor për organizimin e qëndresës kundër shfrytëzimit të kapitalistëve italianë të shoqërisë së naftës AIPA (shih). Më 1936 numri i punëtorëve që punonin për AIPA-n pa llogaritur punëtorët e sektorëve ndihmës arrinte në 1800 veta. Fillimisht shoqëria përfshiu në gjirin e saj 680 anëtarë, më vonë ajo i zgjeroi radhët e saj në gjithë territorin e shoqërisë AIPA, përfshiu dhe punëtorët e Ujit të Ftohtë të Vlorës e gjetkë, duke e rritur numrin e punëtorëve të organizuar deri në 3000 veta. Sh. P. e N hartoi një program të gjerë që i mobilizoi naftëtarët në sjë luftë të dyfishtë: kundër koncesioneve të huaja dhe regjimit shtypës të Zogut. Më 18 nëntor 1935 organizoi grevën e parë njëditore kundër shfrytëzimit e arbitrariteteve të sipërmarrësve, për shtimin e mëditjes e përmirësimin e kushteve të punës e të jetesës së punëtorëve. Greva përfundoi me fitore, por udhëheqësit e Shoqërisë u nxorën nga puna. Kundër kësaj mase punëtorët u hodhën në grevë të përgjithshme më 11 shkurt 1936, që zgjati tri ditë dhe pushoi vetëm pasi u morën kundër grevistë ra masa ta egra, deri në shpërndarjen e shoqë~së.
(S.Adh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shoqëria Puna E Naftëtarëve
[cite]