SHPELLA E LEKË PETËS


SHPELLA E LEKË PETËS
✤ Shpellë karstike në Kurveleshin e Sipërm, në rrjedhjen e sipërme të përroit të Thatë (degë e 1. të Bënçës), në lartësinë 1200 m. Është formuar nga tretja e gëlqerorëve të kretakut të sipërm. Hyrja në shpatin P të kodrave të Bohoiinës është e maskuar, në formë të çrregullt, e lartë 80-100 cm, e gjerë deri në 1.5 m. Koridori, bashkë me dhomën kryesore të shpellës, ka gjatësi të përgjithshme rreth 60 m. Është e stolisur me stalaktite e stalagmite të shumta në forma e përmasa nga më të ndryshmet. Proeesi i tretjes karstike të gëlqerorëve vazhdon edhe në ditët e sotme, gjë që vihet në dukje nga prania e stalaktiteve dhe stalagmiteve në krijim e sipër. Shpella ka shënja të hershme banimi.

(F.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpella E Lekë Petës


[cite]