SHPENDI MEHMET


SHPENDI MEHMET
✤ (1851-1915). Udhëheqës i dalluar në luftën për çlirimin kombëtar dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Mori pjesë në mhroj tjen e trojeve shqiptare nga copëtimi i parashikuar në Traktatin e Berlinit (shih), nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (shih). Organizoi në krahinën e Shkodrës e të Dukagjinit qëndresën kundër regjimit xhonturk dhe krerëve e bajraktarëve reaksionarë. Së bashku me udhëheqës të tjerë u vu më 1910 në krye të qëndresës së malësorëve në Qafë të Agrit kundër forcave ushtarake osmane të Shefqet Turgut pashës Mori pjesë aktive në kryengritjen antiosmane të 1911 (shih) dhe më 1912 ishte një nga udhëheqësit e forcave kryengritëse në luftimet për çlirimin e Shkupit.

M. Sh. nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Fuqive të Mëdha për eopëtimin e trojeve kombëtare. Më 1915 u vu në krye të qëndresës popullore kundër futjes së forcave malazeze në Shalë të Dukagjinit dhe në qershor u kap pabesisht nga pushtuesit malazezë dhe u ekzekutua.

(G.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpendi Mehmet


[cite]