SHPENZIMET BUXHETORE
✤ Pjesë përbërëse e buxhetit të shtetit, ku gjen pasqyrim përdorimi i planifikuar i të •ardhurave buxhetore për kryerjen e funksioneve të shtetit socialist. Më 1983 vendin kryesor në Sh. B., 57,3% të tyre, e zinin shpenzimet për financimin e ekonomisë popullore, 27,1% ato për masat social-kulturore, 10,8% për nevojat e mbrojtjes së vendit, 1,5% shpenzimet për administratën dhe 3,3% për shpenzime të tjera. Financimi i Sh. B. bëhet pa kusht kthimi, sipas qëllimit të caktuar në plan, me regjim të rreptë kursimi dhe duke iu përmbajtur parimit të mbështetjes në forcat e veta. Sh. B. në vendin tonë ndryshojnë rrënjësisht nga ato të vendeve kapitalisto-revizioniste (shih: Shpenzimet shtetërore).
(R.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpenzimet Buxhetore
[cite]