SHPENZIMET E QARKULLIMIT
✤ Pjesë e punës shoqërore që harxhohet për qarkullimin e produkteve e të mallrave nga ndërmarrjet prodhuese në ndërmarrjet përdoruese. Ato bëhen nga ndërmarrjet prodhuese (ku janë pjesë e kostos së plotë) dhe nga ndërmarrjet e grumbullimit dhe të tregtisë (ku përfaqësojnë shpenzimet për ushtrimin e veprimtarisë së tyre).
Sh. e Q. ndahen në dy grupe: shpenzime për vazhdimin dhe përfundimin e procesit të prodhimit në sferën e qarkullimit (shpenzime prodhuese) dhe shpenzime për shitblerjen e mallrave ose ndryshimin e formës së vlerës së tyre (shpenzime joprodhuese).
Ndërmarrjet e tregtisë Sh. e Q. i mhulojnë me rabatet dhe marzhet me anën e të cilave ato krijojnë edhe të ardhura neto të tyxe. Sh. e Q. të
tregtisë socialiste ndryshojnë rrënjësisht nga natyra e tyre nga Sh. e Q. të tregtisë kapitaliste. Pakësimi i Sh. të Q. të tregtisë socialiste ka për qëllim kursimin e punës shoqërore. fuqizimin e ekonomisë dhe të mbrojtjes së vendit, ngritjen e mirëqenies së masave punonjëse. Në tregtinë kapitaliste pakësimi i Sh. të Q. ka për qëllim shtimin e fitimeve kapitaliste.
(H.Vu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpenzimet E Qarkullimit